Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se një shpërthim i fuqishëm me tritol kanë ndodhur në një banesë prapa Gjykatatës së Shkallës së Parë në kryeqytet. 

Fatmirësisht nga shpërthimi raportohen vetëm për dëme materiale.

"Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”,- njofton policia.