Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rrotull në një kthesë pranë Gjirit të Lalzit.
Dy makina janë përplasur, njëra prej të cilave Fouristradë, që drejtohej nga një shtetas francez, i cili ishte bashkë bashkë me të fejuarën e tij.
Ndërsa në mjetin tjetër gjendeshin persona të së njëjtës familje, dy motra bashkë me dy fëmijët e tyre.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur 4 persona ndërsa drejtuesja e makinës së aksidentuar me shtetasin francez, Mirela Daci, ka humbur jetën.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen në Urgjencë ku po marrin mjekimin e nevojshëm ndërsa shtetasi francez nuk kanë pësuar lëndime.





