Bashkia e Lezhës ka dënuar sulmin me armë ndaj makinës ku po udhëtonte një punonjës i bashkisë, inspektor i INUV-it, ndërsa sqaron se personi tjetër që ndodhej në mjet nuk është punonjës bashkie.

Në reagimin e saj, Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisës së Shtetit të vejë para përgjegjësisë autorët.

"Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie. Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai. Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike."