Politikani i opozitës Juan Guaido, i cili shpalli veten si president të Venezuelës me ndihmën e SHBA, mund të rrezikojë deri në 30 vite burg, thotë një gjykatës. Ndërkohë, SHBA po kërcënon me sanksione të reja kundër Karakas për ta detyruar të ndryshojë regjimin.

Vizita e Guaidos drejt Kolumbisë më 22 shkurt shkeli ndalimin e udhëtimeve të imponuara nga gjyqi suprem, tha gjyqtari i Gjykatës Supreme Juan Carlos Valdez për Sputnik.

“Ai është një njeri që i fshihet drejtësisë. Çfarë ndodh me ata që largohen dhe rihyjnë në vend? Ata duhen kapur dhe dërguar menjëherë në burg. Ai mund të rrezikojë deri në 30 vite burg”, tha Valdez.

Guaido kaloi për në Kolumbi të premten. Ai tha për transmetuesin Kolumbian NTN24 që synon të kthehet në Venezuelë pavarësisht se rrezikon arrestimin.

Ndërkohë në Këshillin e Sigurisë në SHBA u paralajmëruan më shumë sanksione drejt Karakas gjatë javëve në vijim.