Policia ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i zjarrit ku u dogjën 13 hektarë pyje dhe ullinj në Belishovë të Mallakastrës, pasditen e djeshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale M.G, 56 vjeç, banues në Patos.

Nga burimet zyrtare, mësohet se 56-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e tij, i cili i ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një sipërfaqe prej 13 ha tokë pyjore dhe disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor.