:Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para për ngjarjen ku një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga një 16-vjeçar.

Policia bën të ditur se i plagosuri është shtetasi K.Ç., ndërsa autori i plagosjes që është arrestuar në flagrancë nga policia është 16-vjeçari S.K.

Njoftimi i policisë:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës , ka shkuar shtetasi K.Ç., 14 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës (thikë), ku pas ndihmës së parë mjekësore  u dërgua në Q.S.U.T, për mjekim më  të specializuar.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe pas një pune të mirëorganizuar ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin S.K.,16 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin S.K.,  për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar në nenin 88 i Kodit Penal.