Policia greke ka sekuestruar rreth 56 kg drogë dhe ka prangosur dy shqiptarë. Mësohet se policia ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.
Mjeti është ndaluar në Agio Dimitri, Artë. Dy shqiptarë, përkatësisht të moshave 52 dhe 63 vjeç kanë përfunduar në pranga.
Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 53 pako me 55 kg e 650 gram marijuanë si dhe 2 celularë.





