Debati mes një kosovari dhe dy rumunëve në Amstetten të Austrisë ka përfunduar në konflikt të përgjakshëm. Shtetasi shqiptar me iniciale Jeton N., 42-vjeç, qëlloi me armë ndaj dy shtetasve rumunë.

Të plagosurit, një 41 vjeçar dhe një 25 vjeçar, indentiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Jeton N., dëshmoi në polici se kishte qëlluar për tu vetëmbrojtur.

Sipas  mediave austriake, motivi i përplasjes me armë ka qenë ish e dashura e 42-vjeçarit, e cila jetonte pranë dy rumunëve. Raportohet se ajo ishte kërcënuar dhe ngacmuar nga të plagosurit.

Ngjarja ndodhi në kopshtin e një shtëpie dhe në debat e sipër fillimisht shqiptari qëlloi 25-vjeçarin, që u plagos në zonën e qafës. Më pas qëlloi 41-vjeçarin në stomak, në një distancë të afërt dhe u arratis. Pas një operacioni prej 70 minutash me helikopterë, ai u arrestua nga policia austriake.