Orinda Huta është prej shumë vitesh pjesë e showbiz-it, por gjatë gjithë kësaj kohe ia ka dalë të rrijë larg thashethemeve, ndonjëherë edhe të panevojshme.

Kjo, deri pak më parë sepse këngëtarja, e ftuar në Prive zgjodhi të na tregojë ca "sekrete" të sajat!

1. Ajo ka frikë zvarranikët, (printin e gjarprit s'e sheh dot as në veshje), merimangat dhe akrepin.

2. Gjellërat në përgjithësi janë ushqimet e saj të preferuara, në veçanti: Fasulet!

3. Ka një fiksim: çamçakëzin! Thotë se tanimë është bërë pjesë e saj.

4. Kohët e fundit e zë gjumi në kinema apo edhe kur është në tavolinë me miqtë…

6. Nuk beson në bestytni.

7. Në klasë të 4-t ka pësuar djegie të gradës së fundit. Teksa bënte mëngjesin, vaji i nxehtë derdhet në këmbët e saj dhe iu desh të qëndronte 3 muaj në shtëpi. Problemi më i madh asokohe? Shenjat! Dhe pse sot, Huta thotë se është mësuar dhe nuk e shqetësojnë aspak.