Mëngjesin e sotëm, Martin Ndreca u gjet i vrarë me armë zjarri në znën e Ish-Kënetës. Policia identifikoi autorin, Ndue Zefin, i cili është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin, madje para vrasjes kishin qenë të ulur bashkë në lokalin e lagjes, aty ku edhe ka nisur konflikti mes tyre teksa pinin.

Viktima dhe autori nuk janë konfliktuar fizikisht, por kur janë ngritur, autori Ndue Zefi  ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë kallashnikovin për të “larë hesapet”.

Ai i ka zënë pritë fqinjit të tij 45-vjeçar dhe e ka qëlluar në vendin që shihni në videon e siguruar nga "DurrësLajm".

Viktima është qëlluar me pesë plumba, zhurma e të cilave ka zgjuar gjithë lagjen. Kanë qënë banorët e zonës ata që kanë gjetur të pajetë 45-vjeçarin si dhe kanë lajmëruar më pas policinë.