Gerald Kola është mjeku i spitalit të Durrësit, i cili u godit me tullë në fytyrë rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme.

Teksa përpiqej të ndante dy të dehurit që po ziheshin në ambjentet e Urgjencës, mjeku roje mbeti i plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani ka sqaruar se:

"Ka tentuar roja për t’i nxjerrë dhe i janë kthyer rojes, ngaqë kanë qenë duke bërtitur ka ndërhyrë një pacient tjetër për të shuar sherrin dhe aty ka filluar sherri. Në atë kohë kanë qenë 3 mjekë që kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Njëri nga familjarët ka dalë jashtë, ka marrë tullë dhe bisht fshesë dhe ka goditur njërin nga mjekët."