Goditet me tullë në kokë një mjek në spitalin e Durrësit.

Mjeku i turnit u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë dy persona të dehur që po ziheshin në urgjencë.

Mjeku ka marrë plagë në kokë nga goditja, ndërsa po mjekohet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet ndërsa dy personat janë shoqëruar në Komisariat.