Dy të rinj janë gjetur të vdekur në fshatin Buzhalë të njësisë administrative Qelez në Pukë.
Të rinjtë janë gjetur të pajetë në një stan bagëtish, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e tyre është bërë moti i keq.
Policia e Pukës e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimin për rastin.





