Një zjarr ka përfshirë pjesën e jashtme të rrethimit të aeroportit "Nënë Tereza" gjatë ditës së sotme në kryeqytet.

Mësohet se flakët e zjarrit janë ndihmuar nga era, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe motivet.

Forca policie dhe zjarrfikësja në vendngjarje po punojnë për neutralizimin e flakëve.