Gjykata e Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 19 të ndaluarit e protestës së 16 shkurtit.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 6 prej të arrestuarave. Sakaq për 7 të arrestuar u vendos masa ‘arrest shtëpie’ dhe për 6 të tjerë masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Një nga personat që u la në burg nga Gjykata është edhe ish-kreu i INUV, Florenc Hoxha.

Seanca e sotme është ndjekur nga një numër i madh deputetësh të opozitës, ndërsa masat e sigurisë janë dhënë nga gjykatësja Rexhina Merlika.

Masat e sigurisë për 19 te arrestuarit:

  • Florenc Hoxha, arrest me burg
  • Emanuel Nallbani, arrest shtëpie
  • Naim Haxhiu, arrest shtëpie
  • Andon Gjini, arrest shtëpie
  • Resul Daci, arrest burg
  • Suzana Dimushi, detyrim paraqitje
  • David Linati, arrest shtëpie
  • Hasan Jakupi, detyrim paraqitje
  • Ilir Hamedini, arrest me burg
  • Festim Taku, arrest shtëpie
  • Sajmir Rexhepi, arrest me burg
  • Mitat Fieraku, detyrim paraqitje
  • Lefter Jakupi, detyrim paraqitje
  • Pellumb  Shelna, detyrim paraqitje
  • Veljon Dine, arrest shtëpie
  • Ndue Tuci arrest shtëpie
  • Shpresa Lini, detyrim paraqitje

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.