Është dhënë sot masa e sigurisë për 19 të arrestuarit nga protesta e opozitës. Për 14 prej tyre, Prokuroria ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg", ndërsa gjykata ka vendosur masën "Arrest shtëpie" për 4 nga të arrestuarit dhe "detyrim paraqitje" për një tjetër.
Për shtetasin Resul Daci është kërkuar "arrest shtëpie", pasi ka raport mjekësor, ndërsa "arrest me burg" është kërkuar edhe për Florenc Hoxhën, ish-drejtorin e INUV.
Të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzat, ndërsa janë shprehur se kanë qenë në protestë, por nuk kanë kryer akte të dhunshme. Edhe avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso pretendon se ndaj të pandehurve nuk ka vepër penale dhe arrestimet janë politike.
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar një video të protestuesve të arrestuar pas protestës së 16 shkurt për veprime të dhunshme. "Përshëndetje nga gjykata! Kudo, në këmbë për Shqipërinë" shkruan Salianji.





