Një shqiptar 26-vjeçar nga Peqini është pronar i 5 restoranteve në qendrën e qytetit të Ravenas në Itali. Lokrez Mehmeti rezulton të jetë aksioner me 50 % të aksioneve dhe administrator i vetëm në kompaninë “Il Xhilio” e cila një vit më parë ka marrë menaxhimin e këtyre restoranteve.
Ky fakt ka ngjallur dyshimet e autoriteteve italine, ndërkohë që policia Guardia di Finanza ka nsiur kontrollet në restorantet të cilat janë në pronësi të të riut shqiptar dhe po shqyrton dokumentacionin. Ajo ka dyshime se i riu ka bërë përvetësim prone dhe përfshirje në veprimtari të paligjshme.
Restorantet që administrohen nga kompania e 26-vjeçarit nga Peqini janë “Stella hotel” “Alford, Portiku, Te Piattoforte, La Vinja dhe Klubi 23.
26-vjeçari Lokrez Mehmeti rezulton se është djali i një familjeje shqiptare që ka emigruar nga Peqini drejt Italisë.
Në një vëzhgim në rrjetin e tij social, bie në sy se i riu është i azhornuar me zhvillimet në Shqipëri. Ai është edhe fans i Partisë Demokratike dhe ish-liderit Berisha.





