Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës ditën e sotme. Shtetasi me iniciale S.D., u kap me lëndë narkotike.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë DVP Vlorë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".





