Një i ri me inicialet F. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë është proceduar penalisht, pasi akuzohet për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Në rrugën “Myslym Shyri” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjetën një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në njoftimin e saj, policia bën me dije se do të vazhdojnë kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor.