Tre pjesëtarë të një familjeje që ishin asfiksuar nga çlirimi i gazrave të qymyrit që përdornin për ngrohje, janë paraqitur në gjendje kritike gjatë mesnatës në Qendrën Spitalore në Elbasan.
Burime spitalore bënë me dije se çifti Xhevit Shoshi 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e bija e tyre 33 vjeçe Eriselda Shoshi kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë, të cilët kanë rrezikuar jetën si pasojë e asfiksimit.
Fatmirësisht ata ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.





