80-vjeçari, Ndue Fuga, i cili u mor dje nga banesa e tij në Fishtë të Lezhës dhe u soll në Tiranë nën akuzën për akte dhune gjatë protestës së opozitës më 16 shkurt, po hetohet në gjendje të lirë.
Fuga u lirua nga qelia gjatë mbrëmjes së shkuar, duke vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe arsyeve shëndetësore.
Duke folur një ditë pas lirimit, 80-vjeçari nga Lezha Ndue Fuga thotë se është i përndjekur politik dhe se ka njëmijë arsye për të dalë në protestë.
"Nuk trembem nga asgjë, as nga mosha për të protestuar. Do të jem sërish në protestë, në mbështetje të opozitës ditën e enjte," ka deklaruar ai.





