Një 45-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur dje pasdite pranë një sheshi lojërash në fshatin Agios Athanasios të Selanikut. Nga mediat greke mësohet se shqiptari është vrarë nga djali 20-vjeçar, i cili ka treguar në polici se babanë e ka goditur në vendin ku u gjet i vdekur nga autoritete vendase.
Babai dhe i biri, tashmë i arrestuar, janë grindur me njëri-tjetrin, madje sipas medieve greke, mes tyre u futen edhe dy persona për t’i ndarë, por ishte e pamundur. Sipas të dhënave të para të mjekësisë ligjore thuhet se trupi i shqiptarit ka pësuar trauma të forta, madje edhe thyerje të hundës.
Mediat greke raportojë se djali ka rrahur egërsisht babanë deri në vdekje, por hetimet dhe autopsia do të përcaktojnë përfundimisht shkakun e vdekjes së 45-vjeçarit. Dëshmitare në këtë rast është një grua e re shqiptare, e cila mendohet se ka parë gjithçka mbi ngjarjen e rëndë.





