Një prostitute shqiptare e moshës 24-vjeçare është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Torino.

E reja ka qenë duke ecur në rrugën “Puglia”, kur është qëlluar nga një plumb në krahun e saj të djathtë.

Shqiptarja është dërguar menjëherë në spital nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.