Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ka përfunduar në prangat e policsë. Nga burimet zyrtare mësohet se i riu i arrestuar, është dënuar me 11 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim  Kapet një shtetas i dënuar me 11 vite burg. Nga shërbimet e Seksionit për Krimet kundër Narkotikëve pas informacioneve të marra dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Ç.F, 27 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 11 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal. Shetasi i lartpërmendur u shoqërua në DVP Fier për veprime të mëtejshme.