Policia greke ka ngritur akuzat për tetë shqiptarë dhe pesë grekë të arrestuar disa ditë më parë nga shteti fqinj.
Akuzat e ngritura për të arrestuarit janë të shumta si grup i strukturuar kriminal, vrasje me gjobëvenie, etj.
-
Tentativë vrasje të një shtetasi grek, ndodhur më 03.11.2014, jashtë banesës së tij në Athinë.
-
Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, në 12.10.2017 brenda në zyrën e tij në Athinë.
-
Kanosjen e një avokati grek më 07-08.02.2019 në Athinë. Në këtë rast të akuzuarit kanë dërguar 3 shtetas jashtë burgut, për t’i marrë 3000 euro avokatit nën kërcënim për jetën. Autorët u arrestuan dhe vijon hetimi.
-
Vrasjen e shqiptarit Albert Bako më 14.01.2019 në sektorin "E" të burgut Koridalos.
-
Ndihmë në arratisjen e shtetasve shqiptarë, Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos më 01.01.2019.
-
Tentativë për manipulimin e shkakut të vdekjes së shqiptarit Bardhyl Tusha në burgu Koridalos më 27.01.2019 me qëllim që të dukej si helmim dhe të akuzohej një shtetas grek i burgosur.





