Policia greke ka arrestuar një 32-vjeçare shqiptare, pasi ishte duke transportuar lëndë narkotike.

Policia ka ndjekur automjetin ku ishte ngarkuar 36 kg 260 gram marijuanë  në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër shqiptar, bashkëpunëtor i 32-vjeçares së arrestuar.

Autoritetet greke, kanë sekuestruar një peshore, 50 euro dhe 1 celular.