Një grua është qëlluar me armë dhe është hedhur pranë liqenit të Sharrës në Tiranë.
Viktima është gjetur e pajetë nga qytetarë të rastësishëm, ndërsa hetimet e policisë çojnë drejt vrasjes.
Gruaja, ende e paidentifikuar nga autoritetet, është e moshës rreth 40-45 vjeç. Ajo është konstatuar nga banorët në bregun e liqenit të Sharrës, të cilët më tej kanë njoftuar Policinë rreth orës 08:18.
Sipas informacioneve, mësohet se në trupin e viktimës janë konstatuar edhe shenja dhune përveç atyre të zjarrit. Dyshohet se gruaja është vrarë diku tjetër dhe është hedhur në Sharrë.
Sakaq, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.





