Të gjithë fluturimet drejt dhe prej Belgjikës janë anuluar të mërkurën dhe do të vazhdojnë për 24 orët në vijim, për shkak të një greve.
Anulimet nisën që nga ora 22:00 e së martës, teksa agjencia e trafikut ajror deklaroi se nuk kishte siguri për numrin e stafit në postet kyçe dhe i vetmi opsion i mbetur ishte ai i moslejimit të trafikut ajror.
Greva në shkallë kombëtare është thirrur nga tre sindikata kryesore.
Agjencia bëri të ditur se është nën përgjegjësinë e tyre për të garantuar sigurinë dhe nuk mund ta bëjë atë duke pasur pasur pasiguri rreth zënies së disa posteve kyçe, sepse punëtorët nuk janë të detyruar të deklarojnë paraprakisht nëse do mbështesin grevën apo jo.
Disa aeroporte vendosën të mbyllen dhe një zëdhënës i aeroportit jugor të Brukselit tha se nuk kishte pasur alternativë tjetër. Sipas tij, asnjëherë më parë një grevë nuk ka pasur pasoja të tilla.
Fluturimet në lartësinë mbi 75 metra koordinohen nga Organizata Europiane e Kontrollit të Trafikut Ajror, Eurocontrol. Ndërkohë, avionët qeveritarë dhe ushtarakë nuk do të preken.





