Gjykata e Pukës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 25-vjeçarin Enderis Doda, i cili vrau pak ditë me parë me armë zjarri nga pakujdesia shokun e tij 30-vjeçar Petrit Biba.
Pas vrasjes, 25-vjeçari Doda u largua nga vendngjarja, por është dorëzuar pas dy ditësh nga momenti i ngjarjes në polici. Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.
30-vjeçari pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.





