Dy shqiptarë, njëri nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, humbën jetën nga një zjarr që përfshiu banesën ku jetonin në Bruksel.

Ngjarja e rënë ka ndodhur ditën e premte, ndërsa shkaku i zjarrit që përfshiu banesën ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet belge.

Viktimat janë Venedik Pirushi 23 vjeç nga Durrësi dhe Pelivan Hysaj 24 vjeç nga Berati.

Trupat e tyre nuk janë tërhequr ende nga familja për shkak të procedurave të autoriteteve belge. Ndërkohë pritet kthimi i tyre për t'u varrosur në Shqipëri.