Një grabitje me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës rreth dy orë më parë. Mediat kosovare raportojnë se janë grabitur disa punëtorë të një kompanie pranë rrugës “Bill Klinton” në momentin kur ata po depozitonin paratë në një bankë.
Ndërkohë janë ngritur postblloqe në rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim idetifikimin dhe kapjen e tyre. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Hameti.
“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialën e një banke, të njëjtit dyshohet së janë grabitur nga persona të armatosur. Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftim.