Ngjarja e 16-vjeçares në Drenas, e cila u përdhunua prej mësuesit dhe një polici, ka nxitur mjaft reagime publike. I rëndë ka qenë dhe reagimi i një imami të një xhamie në Rahovec. Ai ka fajësuar vajzën për veshjen në mënyrë provokative. Sipas tij, veshja e saj ka nxitur profesorin që ta ngacmojë seksualisht.
“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag.
Kur ne i kemi sytë në ndihmën e policëve tanë, e ata (ai) na “ndihmojnë” duke na shantazhuar e duke shfrytëzuar rastin, s’na mbetet tjetër veçse ta marrim vet ligjin në dorë!
Rasti i radhës ishte “mirësjellja” e doktorit me një paciente!
Këto skandale që pak i dijmë e që shumë janë në realitet, na tregojnë se qëndrojmë keq si shoqëri, se duke dashur të bëhemi dikush tjetër, kemi harruar se cilët ishim, se urgjentisht kemi nevojë për moral institucional ose për institucione morale!
Duhet rritur koeficenti moral!”, ka thënë imami Bytyqi.