Është nxjerrë nga rrënojat e avionit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson, trupi i pajetë zbuluar disa ditë më parë, pas një kërkimi nënujor.Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) nuk ka zbuluar ende identitetin e viktimës që është gjendur në këto rrënoja, por dyshohet të jetë pikërisht sulmuesi argjentinas.Ekspertët arritën të nxirrni me sukses trupin, ndërkohë që operacioni për të rimarrë rrënojat e avionit është ndërprerë për shkak të kushteve të këqija të motit.
Avioni ndodhet në një thellësi prej 67 metrash dhe çdo tentativë deri tani për ta nxjerrë në sipërfaqe nuk ka qenë e suksesshm.“Operacioni është zhvilluar në mënyrën më dinjitoze të mundshme dhe familjarët janë mbajtur nën informim mbi çdo progres të bërë, – thuhet në deklaratën e AAIB-së. Trupi i gjetur është dërguar në Portland, për t’i kaluar më pas ekspertëve mjekoligjorë për t’u ekzaminuar.
Kujtojmë që Avioni “Piper” u zhduk nga radarët mbi kanalin e La Manshit, vetëm pak momente pasi 28-vjeçari kishte nënshkruar kontratën me ekipin e ri të Kardifit që militon në Premier Ligë.





