Dy qen besnikë i kanë shpëtuar jetën pronares së tyre, e cila pësoi një atak në zemër. Qentë vrapuan drejt fqinjes kur Maureen Hatcher u rrëzua ndërsa po lahej në shtëpinë e saj në Saint John, Florida.
Fqinja ndoqi qentë dhe shkoi tek shtëpia e 62-vjeçares dhe e gjeti në dysheme. Ajo njoftoi ambulancën duke i shpëtuar jetën Mauren.
"Gjëja që dija është se isha në tokë dhe nuk mund të lëvizja. U thashë vajzave të mia (qenve), kam nevojë për ndihmë," -tha Hatcher.





