Ndërkohë që temperaturat kanë zbritur nën zero në Karolinën e Veriut, njerëzit kanë vënë re diçka të çuditshme me krokodilët.
Më 28 janar, të paktën 18 krokodilë amerikanë në Shallotte River Swamp Park u futën në një gjendje të fjetur.
Një formë letargjie kjo që i lejon ata që ta ngadalësojnë metabolizmin e tyre dhe të mbijetojnë pa ushqim.
Kjo formë letargjie, e cili në përgjithësi i referohet gjitarëve, mund të zgjasë katër deri në pesë muaj. Zvarranikët i kanë nxjerrë hundët në sipërfaqen e ujit të ngrirë në mënyrë që të vazhdojnë të marrin frymë.
E njëjta dukuri ka ndodhur edhe vitin e kaluar në parkun Swamp.





