Australia është përfshirë nga përmbytjet, ndërsa autoritetet në Townsville kanë paralajmëruar banorët që të ruhen dhe të bëjnë kujdes nga krokodilët dhe gjarpërinjtë që kanë dalë në zonat e përmbytura.

“Krokodilët mund të shihen duke kaluar në rrugë, mund të shfaqen në vende të pazakonta si digat e fermave apo në gropa me ujë. Po kështu edhe gjarpërinjtë mund të shfaqen papritur”, tha ministri i Mjedisit Leeanne Enoch.

Banorët vendas kanë publikuar në rrjete sociale fotografi të krokodilëve të cilët kanë dalë nëpër rrugë dhe të tjerë duke u ngjitur nëpër pemë.

Më shumë se 1100 persona janë evakuuar nga qyteti për shkak të këtyre përmbytjeve.