Një 33-vjeçar nga Manza, Durrës është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinjë, Itali.

Mësohet se ndaj shtetasit E.L. gjykata e Bergamos në Itali ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Ai pritet të ekstradohet në ditët në vijim drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë e vendit fqinjë.