Arben Bilali, ish-polici i ekzekutuar sot me 10 plumba në zonën e Tiranës së Re në një atentat të tipit mafioz, ishte bashkëshorti i specialistes për Krimet në Drejtorinë e Tiranës, Matilda Bilali.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:35 minuta të mesditës së sotme. Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri armësh Bilalin i cili gjendej brenda makinës së tij tip “Hunday”, në stacionin e fundit të Tiranës së Re.

Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë të cilët kanë parë tre personat e maskuar të largohen me një makinë të tipit “Benz”. Një kamer sigurie pranë një biznesi, pas një peme, mendohet se ka filmuar pamjet e atentatit.

Arben Bilali i ka mbijetuar një atentati në vitin 2010 ndërsa në të njëjtin vend, në maj të 2010-ës gjithashtu, ish oficerit i vranë vëllain, Leonard Bilali, ish mundës i Dinamos.