Policia e Krujës ka ndaluar një tjetër shtetas të në kërkim kombëtar, pasi ishte dënuar me 2 vite burg. Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Agim Doçi.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar Doçin me 2 vjet burg për veprën penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" parashikuar nga neni 321/2 i Kodit Penal, pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.
Në ngarkim të shtetasit A.Doçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Dhunë në familje".
Ndërkohë po gjatë kohës që ka qënë nën masën e sigurisē dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë nga gjykata ish-bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.





