Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi Asllan Fata, 41 vjeç, banues në Fier.

Ai u arrestua nga blutë e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, njofton policia.