Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë një 47-vjeçar me inicialet D.F.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli, u kap duke transportuar 37 steka cigare pa pullë fiskale dhe dokumetacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.





