Policia e Tepelenës ka vijuar edhe sot kërkimet për kapjen e autorit të grabitjes së bankës së nivelit  të dytë që ndodhi të hënën në këtë qytet.

Sipas informacioneve, autori është Kristo Ruçi, me precedent të mëparshëm penalë, në kërkim edhe për kultivim dhe transport kanabisi.

Ai është lokalizuar në fshatin Mamaj, por ka arritur që të largohet sërish.

Policia ka nisur sërish ndjekjen e ndihmuar dhe nga një helikopter. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme forca të shumta policie rrethuan të gjithë zonën, por nuk arritën që ta kapnin dot.