Një shqiptar dhe një ekuadoriane janë arrestuar nga policia italiane për akuzën e shfrytëzimit për prostitucion.
Të dy në bashkëpunim kishin joshur një vajzë nga Peruja për një punë në Milano, por pas mbërritjes në Itali, vajza identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, u detyrua të prostituojë për llogari të tyre.
Shqiptari 31-vjeçar është lënë në burg, ndërsa ekuadoriania në “arrest shtëpie”.





