Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, propozon pezullimin me 4 muaj të taksës 100% për importet e Serbisë dhe të Bosnjes. Nëse pas 120 ditësh nuk ka një situatë të re, atëherë taksa do të hyjë sërish në fuqi, tha kryeparlamentari.
Qëndrimi i tij erdhi pas takimit me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet. Veseli nënvizoi se është pro taksës, por u shpreh se Kosova duhet të bëjë një hap pas, në shenjë mirëbesimi dhe përkushtimi ndaj SHBA-ve dhe BE-së.
Ndërkombëtarët, veçanërisht Brukseli, kanë kritikuar fort Prishtinën për masën e ashpër, ndërsa Beogradi ka ndërprerë krejtësisht dialogun deri në anulimin e taksës.