Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitësve në Tepelenë. Personi që dyshohet se ka grabitur bankën është një djalë i gjatë, i cili ka hyrë në bankë me armë në dorë dhe nuk ka folur fare.

Arma nuk është përdorur, por një plumb ka mbetur brenda në bankë. Grabitësi ka evituar patrullën e policisë që ka qenë në qarkullim. Po ashtu dhe banka nuk ka dhënë asnjë sinjal alarmi.

Nga informacioneve paraprake mësohet se ai ka marrë xhiron ditore, e cila ende nuk dihet sa është.

Sipas policisë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen e tij.