Për grabitjen e filialit të një banke të nivelit të dytë në Tepelenë ka reaguar policia e Gjirokastrës përmes një njoftimi të shkurtër për mediat.
Policia konfirmon se ishte vetëm një person që kreu grabitjen, por nuk tregon ende se sa është shuma e grabitur e parave.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 15:10 në Tepelenë një person i maskuar është futur në filjalin e një banke të nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë një sasi parash që ndodheshin mbi banak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, si dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.”





