Një person ende i paidentifikuar, ka grabitur nën kërcënimin e armës një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë.
Mësohet se autori, një djalë i gjatë dhe i maskuar me kapuç, mundi të grabiste paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë, shuma e së cilës nuk dihet akoma.
Blutë e Tepelenës kanë ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.





