Një video e publikuar nga “Diet Geezer” në Facebook është bërë virale orët e fundit. Aty shihet një shqiptar i cili përfshihet në një sherr me dy londinezë. Ky konflikt ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës dhe dikush prej tyre e ka filmuar dhe ka bërë që videoja të përfundojë në rrjet. Videoja nis në momentin që shqiptari shihet teksa kërkon t’i gjuajë një anglezi.
Por gjithsesi nuk kuptohet arsyeja e këtij sherri, pasi filmimi mesa duket ka nisur pak me vonesë. I shoqëruar nga e bija, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dëgjohet teksa e shan në shqip dhe në anglisht. “Hajde këtu. Do të ** ropt. Motherfu*ker”.
Shqiptari nën lutjet e së bijës, rikthehet në furgonin e tij, por merr një hekur dhe del sërish të gjuajë londinezin por fatmirësisht nuk arrin ta zërë.
Në sfond dëgjohet sërish zëri i vajzës së shqiptarit, e cila i lutet të atit të largohen. “O ba, të lutem stop. Ba të lutem hajde të ikim”. Konflikti midis tyre vijon me grushte dhe shqelma, por në fund shqiptari me vajzën largohen para se të vijë policia. Njëri prej tyre mesa duket e kishte lajmëruar.
Ndiqni pamjet për më shumë…





