‘Natën e mirë’. Ky është mesazh i fundit i shqiptarit vetëm 22 vjeçar, që humbi jetën mesnatën mes të premtes dhe të shtunës në Itali.
Kodian Murrizi e kishte postuar në Instagram shprehjen ‘Good Night’. Ngjarja e rëndë ndodhi në Gossolengo, Parma.
Murrizi ishte pasagjer në makinën ‘Toyota’ që drejtohej nga një mik i tij, i cili është shtruar në spitalin e Parmës, në gjendje të rëndë.
Makina ku udhëtonin dy të rinjtë ishte përfshirë nga flakët pas aksidentit. Sipas policisë, miku i shqiptarit ka mbetur i djegur rëndë, pasi ka tentuar që të nxjerrë makina Klodianin.
I riu shqiptar kishte pasion futbollin dhe ishte pjesë e skuadrës lokale në zonën ku jetonte. Gjatë javës, ai punonte si kamerier dhe ditën e hënë do të merrte dokumentet duke u bërë një qytetar italian.





