Zbulohet fotoja e Esat Canit, personit të akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Arben Gjeci në fshatin Bastar i Mesëm. Gjeci, babai i tre fëmijëve, shofer i një furgoni linje, u godit me hekur në kokë dhe vdiq në spitalin e Traumës.

Esat Cani akuzohet se e kreu vrasjen, pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, me viktimën. Në vrasje bashkëpunoi edhe burri i 20-vjeçares.

Cani dhe kunati i vet e kanë ruajtur Gjecin tek takohej me 20-vjeçaren në një kasolle pranë shtëpisë dhe aty e kanë goditur në kokë. Pastaj e kanë tërhequr trupin jashtë.

Ngjarja fillimisht u duk si aksidentale, por informacionet e marra nga hetuesit zbuluan një histori dashuri, dy tradhti bashkëshortore në mes dhe një “vrasje për nder’. Edhe 20-vjeçarja është arrestuar nga Policia për moskallëzimin e vrasjes dhe pengimin e hetimit.